Ndryshon masa e sigurisë për baronin e drogës, ja çfarë vendosi gjykata

166
Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Alket Hatijan, i ashtuquajturi ‘baroni i drogës’ që u kap në Berat pak kohë më parë i fshehur në një bunker. Mësohet se pasi e liroi, Apeli ka vendosur ‘Arrest me burg’ për Alket Hatijan.
Për këtë çështje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi të Alket Hatijan. KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët. Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardh

LIRIMI
Më 11 korrik, Gjykata e Durrësit liroi 45-vjeçarin Hatija megjithëse prokuroria kërkoi 40 ditë burg për ekstradimin e tij në Itali. Kërkesa për Hatijan nuk u pranua nga gjykatësi Petraq Curri.
Pa kaluar as 24 orë nga momenti kur Hatija doli në liri, prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin e gjykatës, duke e cilësuar të padrejtë dhe të kundraligjshëm.

Prokurori ka kërkuar në seancë miratimin e arrestit të përkohshëm me afat 40 ditor me qëllim ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, pasi rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 me 20 vite burgim për trafik narkoëtikësh, mbi bazë të të cilit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime pranë prokurorisë argumentuan se arresti i përkohshëm u kërkua për shkak se nuk disponojnë vendimin e formës së prerë të firmosur nga drejtësia italiane dhe nuk janë të bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtat episode që Alket Hatija është dënuar nga gjykatat shqiptare, dënim të cilin e ka shlyer.

Për këtë arsye – sqarojnë burimet – do ti kërkohej Italisë që brenda afatit ligjor të përcillte dosjen e te kërkuarit dhe nëse rezultonte se bëhej fjalë për të njëjtat çështje, atëherë do të urdhërohej lirimi i Hatiajt.

Avokati mbrojtës ka kërkuar me këmbëngulje që prokuroria t’i vinte në dispozicion vendimin e fajësisë së Hatiajt, e mungesë të kësaj prove, gjykatësi Petraq Curri ka urdhëruar lirimin e të arrestuarit.

Alket Hatija është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane. Ai u arrestua në vitin 2008, bashkë me katër persona të tjerrë, pasi dyshohej si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte heroinë nga Turqia në Itali, duke përdorur Shqipërinë si vend transiti.

Në 2010, Hatija është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite e tetë muaj burgim, vendim që është lënë në fuqi në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Në vendimin e gjykatës zbardhen të gjitha episode e trafikimit të heroinës, nga grupi që drejtonte Hatiaj i cili është identifikuar vetëm nëpërmjet përgjimeve telefonike.

Pas lirimit nga burgu Burimet thanë se i cilësuari si “zoti i drogës” kishte ndërtuar një vilë luksoze në Berat, ndërsa ruhej nga truproja të shumta.

ARRESTIMI
45-vjeçari Hatija me banim në Durrës u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vjet burgim.

Sipas policise, Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.