Ndodh sërish në rrugën pranë Rinasit, grabitet makina me paratë e bankës

142
Një makinë me para është grabitur mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas raportimeve të para makina me para është e një banke të nivelit të dytë.
Makina u grabit rrugës për në Rinas. Ndërkohë policia ka ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve. Dyshohet se sasia e parave që është grabitur është 100 mijë euro.
Autorët kanë thyer me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para.
Mësohet se ata kanë djegur makinën e tyre pasi grabitën paratë pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit. Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.