Ndërron jetë aktori i serialit turk “Dashuri e Ndaluar”

1225
Sigal

Aktori i njohur turk, Recep Aktuğ ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 65-vjeçare , si pasojë e një sëmundje në mushkëri.

Ky i fundit, që njihet nga ne si Hilmiu në serialin “Dashuri e ndaluar” numëron dhjetëra role si aktor dhe disa albume muzikore.

Lamtumira e fundit i është dhënë paraditen e sotme në varrezat e Zincirlikuyu në Stamboll ku të pranishëm kanë qenë familjarët e tij, aktori i njohur Kıvanç Tatlıtuğ, İlker Kızmaz, këngëtarja Candan Erçetin dhe shumë kolegë të tij.

Në vitet 2004-2005 ai ka luajtur në serialin “Lugina e Ujqërve”, gjatë viteve 2008-2010 është xhiruar edhe seriali “Dashuri e ndaluar” (i cili po ritransmetohet aktualisht në ekranin e Tv Klan), ndërsa në vitin 2010-të ka luajtur një rol në serialin “Ezel”.