Ndalohet punonjësi i kadastrës Roskovec, mori 1.7 mln lekë për një çertifikatë pronësie

46
Sektori për krimin financiar në Fier bëri të mundur ndalimin një punonjësit të kadastrës në njësinë administrative Roskovec. Sipas policisë, punonjësi Julian Hazizi, 30 vjeç, i ka marrë shtetasit K.H., 1.7 mln lekë për ti nxjerrë një çertifikatë pronësie. Tashmë 30-vjeçari do gjykohet mbi veprën penale të korrupsionit pasiv.