Ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit

500
Një person është ndaluar si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Personi i ndaluar është identifikuar me inicialet M.M 
Policia informon: Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K.
Policia rezervohet të japë informacione shtesë lidhur me vrasjen e 28 janarit. 
Shkak dyshohet të jetë hakmarrja për konfliktet e për pazaret e drogës në Spanjë. Ekzekutimi i 41 vjeçarit ishte i tipit mafioz pasi sipas dëshmitarëve Devi Kasmi u qëllua nga dy persona që e ndoqën me motor, sapo doli nga banesa ku qëndronte me qera prej pak kohësh .
Mesohet se viktima ka pasur në pronësi një palestër dhe një shtypshkronjë ndërsa veç një dënimi për falsifikim dokumentesh në vitin 2010 ishte skeduar për lidhje me personazhe të njohur të krimit në Tiranë.
Pranë vendit ku u gjet trupi i 41-vjeçarit, policia gjeti edhe dy armë zjarri pistoleta që besohet se mbaheshin nga viktima.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 9 gëzhoja ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e shkëmbimit të zjarrit. Ndërsa gjatë kontrollit në apartametin ku banonte mesohet se i janë gjetur 3 kilogramë kokainë dhe një armë tjetër automatik me silenciator .
Pista kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për shkak të aktivitetit kriminal ne fushen e trafikut te lëndëve narkotike. Burimet e policise deklaruan dje se Domart Konjari është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes.
Sigal