Ndahet nga jeta “Mjeshtri i madh”, koreografi Sadi Halili

493
Sigal

LIBRAZHD – Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare “Mjeshtri i madh” i koreografisë shqiptare, Sadi Halili, i  cili ja kushtoi të gjithë jetën e tij valles dyshe, megjithëse ishte pa këmbë dhe në karrocën me rrota. I fundit për të ishte festivali i 7-të i “Valles dyshe”, që u organizua në muajin shtator. Në mbrëmjen e djeshme Sadi Halili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Librazhdit. Ai vuante prej vitesh nga sëmundja e diabetit, por edhe mbas ndërhyrjes së mjekëve koreografi i njohur nuk mundi të shpëtojë. Dje rreth orë 14:00 “Mjeshtri i madh”, Sadi Halili u nda nga jeta, ku do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 14:00. Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), në shtëpinë e kulturës Librazhd do të bëhen dhe homazhet e fundit në nderim të kontributi të Sadi Halili, për ta përcjellë më pas në banesën  e fundit. Mjeshtri Halili ishte i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë kufijve në Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi etj..Disa nga vallet e krijuara dhe vëna në skenë nga koreografi Sadi Halili janë këto: “Vallë më motive të Tropojës”, “Vallja e Rrajcës”, “Vallja e Çermenikës”,  “Vallja e çobanit”, “Valle më motive të Hotolishtit”, “Vallja e Strugës”, “Vallja e vajzave të Dragostunjës” etj..