Përgjaken rrugët nga aksidentet: 105 viktima në 6 mujorin e parë të 2021, shifrat më të larta në 3 vitet e fundit

331
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në 6 mujorin e parë të 2021, numri i aksidenteve të rënda është më i larti në tre vitet e fundit, pavarësisht rritjes së masave dhe prezencës së policisë në terren.

Sipas të dhënave statistikore, 6 mujori i parë i vitit 2021 ka shënuar 105 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa për periudhën janar-qershor të një viti më parë u regjistruan 75 viktima. Viti 2021 për nga numri i viktimave është dhe më i lartë se 6 mujori i parë i vitit 2019 ku humbën jetën 102 persona. Përgjatë këtij sezoni turistik policia nën moton respekto rregullat e qarkullimit e shpëto jetë, çdo ditë ndëshkon me qindra drejtues mjetesh, por nga ana tjetër aksidentet nuk po njohin ulje.

Për këtë është ngritur dhe një njësi operacionale, por edhe prezenca e tyre nuk po minimizon ngjarjet e rënda rrugore.

“Nga viti 2014 deri në 2020 në rrugët lokale pati 1639 aksidente, me pasojë 276 viktima. ”Nga bashkitë le për të dëshiruar vendosja e sinjalistikës qoftë horizontale, qoftë vertikale,se kanë mungesë investimi”.”

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit aksidente të shumta kanë ndodhur në akse të ndryshme rrugore. Një mjet Ford Fiesta duke ecur me shpejtësi në rrugën Ksamil – Sarandë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për rrjedhojë ka dëme të konsiderushme material, ndërsa nuk ka të lënduar. Specialistë të qarkullimit rrugor të Sarandës të ndodhur në vendngjarje, pas përcaktimit se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë morën masë për tejkalim shpejtësie për drejtuesin e mjetit me inicialet E.H. Polici përplasi për vdekje të riun në Tiranë, tentoi të prishte provat. Efektivi i Policisë, me detyrë inspektor në Komisariatin nr.4 në kryeqytet, aksidentoi për vdekje një të ri 26-vjeçar, i cili në momentin e ngjarjes tragjike udhëtonte me një motor tip ‘Suzuki’.

Pas përplasjes fatale që u regjistrua rreth orës 00:15 minuta, efektivi që udhëtonte me shpejtësi të lartë bashkë me vëllanë e tij, ka tentuar të prishë provat në vendin e aksidentit. Përplasja ka qenë kaq e fortë sa drejtuesi i mjetit të vogël, motorit, ka humbur jetën brenda pak momentesh. Një 55 vjeçar është lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Tiranë. Policia bën me dije se shtetasi D. H., 32 vjeç, pasi në bulevardin ‘Zhan Dark’, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. Sh., 55 vjeç. 55 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë.