Ndahet nga jeta akademiku Pajazit Nushi

421
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare akademiku kosovar, Pajazit Nushi. Ai është një nga figurat më të shquara të arsimit, shkencës dhe kulturës. Prof. Dr. Pajazit Nushi ia ka kushtuar tërë jetën arsimit, edukimit, dijes dhe shkencës, si dhe çështjes sonë kombëtare. Ndërkohë, Nushi është vlerësuar me shumë çmime për kontributin e tij, si: “Simboli i dijes dhe i paqes”, “Profesori i respektuar”, “Pedagogu ynë”, “Mendjendrituri”, etj. Wednesday, September 2, 2015 – 20:54.
Sigal