Moti i keq, makina përplas për vdekje 7-vjeçaren

184
Një 7-vjeçare gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në një shtëpi në Cornwall të Britanisë së Madhe.
E mitura besohet se ishte këmbësore dhe u gjend në rrugë në momentin kur makina humbi kontrollin, për shkak të motit të keq.
Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në Looe, një zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.
Situata në këtë zonë paraqitet mjaft e rënduar dhe pritet të vijojë e tillë edhe gjatë orëve në vijim.
Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të makinave që të lëvizin me kujdes.