Merr flakë automjeti në aksin rrugor Fier-Patos

587
Sigal

Një  automjet tip”Benz” me targa AA320RX eshte perfshire nga flaket në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur rethrrotullimi i Parkut. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës që ka bërë dhe shuarjen e zjarrit.

Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njeri në mjet, teksa dëmet në makinë janë të konsiderueshme. Paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë provokuar nga një shkëndije elektrike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.