Meksikë/ Flirton me policët, për të kaluar kokainën kontrabandë

407
Këto janë fotot që një grua ka postuar në rrjetet sociale e cila flirtoi me policët në tentativë për të kaluar 5.8 kg kokainë nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara.
Anett Pikula foli më shumë seç duhej me policët teksa kalonte kufirin në Lukeville,Arizona me makinën e saj të tipit Mercedez Benz 2006 gold për kontrollin e parë.
Sjellja e saj shfaqi dyshim te forcat policore prandaj ata vendosën ti bënin makinës së saj dhe një kontroll të dytë.
Ata gjetën 5.8 kg kokainë me vlerën e 134 mijë dollarëve.Droga ishte e fshehur në pjesën anësore të makinës.
Forcat policore e arrestuan më pas Anett Pikula dhe i konfiskuan makinën dhe drogën e gjetur, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të u la i lirë.
Sigal