Deputetja argjentinase ushqen me gji të bijën në parlament

498
Një deputete e Parlamentit argjentinas, është në vënë në qendër të vëmendjes në Amerikën Latine. Victoria Donda Perez ushqen me gji vajzën e saj 8-muajshe gjatë kohës kur po mbahej seanca parlamentare. Fotot janë shpërndarë nga një e përditshme vendase.
Mbështesit e deputetes, të cilët thonë se ajo nuk i ndahet punës, por në të njëjtën kohë kujdeset edhe për vajzën e saj, ndërsa në anën tjetër, ata që “sulmojnë” atë thonë se këto skena janë të ekzagjeruara.
37-vjeçarja në dhjetor të vitit 2007 u bë femra më e re që u bë pjesë e Parlamentit argjentinas. Ajo ka edhe pseudonimin “Dipusex” apo “deputetja më seksi”.
Sigal