“Më ofruan 150 mijë euro tek 11 katëshi”, ja i kujt është lokali

1260
Sigal

Albert Veliu ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, ndonëse nuk përmendi emra, se kanë tentuar ta korruptojnë duke i ofruar 150 mijë euro, vetëm që të tregonte se ajo që ka thënë deri më tani është false.

Babale, u shpreh se i kanë ardhur shumë kërcënime, por nuk i ndryshon versionit të thënë dhe se nuk është njeri që blihet me lekë.

“Kanë ardhur shumë kërcënime, mund të më gjeni në ndonjë kanale ose me ndonjë plumb në kokë, nuk kam frikë për jetën time, dua të sigurohet familja ime. Si trembem fare edhe sikur të më fusin plumbin në kokë. Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo. Lokal i deputetit të këtij të madhit që i ndjek njerëzit këmba këmbës”, – tha ai.