Mallakastër/ Tenton të djegë me benzinë komshien, e moshuara i vendos vetes flakën

438
Sigal

Një grua e moshuar në Mallakastër është arrestuar nga Policia gjatë orëve të pasdites së sotme.

Gruaja e identifikuar me inicialet P. T ka tentuar të djegë me benzinë komshijen e saj.

Pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ajo ka spërkatur veten me benzinë por mësohet se është ndaluar para aktit të vetëflijimit.

Gruaja e moshës 60 vjeçe mësohet se vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Informacion paraprak

Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.

Sot rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.