Makina përplas këmbësorin në Fier, ndërron jetë rrugës për në spital

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e sotme në Fier. Makina ka përplasur këmbësorin, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shettasin Ndriçim Kuka.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes.