Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të drekës në rrugët nacionale.
Aksidenti i radhës është shënuar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një mjet tip ‘Ford’, me targa AA 239 YB, i drejtuar nga shtetasi Nazif Sinanaj, ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në një kanal buzë saj.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore