Lushnje, zbulohen 6 dynym me kanabis të mbjellë në sera

475
Mbi 6 dynymë sera të kultivuara me kanabis sativa janë asgjësuar mbrëmjen e sotme në fshatin Kadiaj, rreth 5 kilometra nga qyteti i Lushnjës. Bimët narkotike ishin mbjellë në sera dhe kultivoheshin pa asnjë problem nga autorët. Dy persona me inicialet A.A., dhe G.K. janë shoqëruar nga policia.

Aksioni ka nisur pasditen e sotme dhe është ende në vijim. Sipas të dhënave paraprake, numri i bimëve të kultivuara dhe asgjësuara nga forcat e policisë mund të jetë rreth 12 mijë të llojit kanabis sativa.
Sigal