Lushnje, i vë flakën vetes para komisariatit, në gjendje kritike

413
Sigal

LUSHNJE – Një person është vetëdjegur me benzinë para komisariatit të policisë të qytetit të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, ndërsa mësojet se personi që ka marrë këtë akt ekstrem quhet Jogo Derka.
 
53-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Derka kishte shkuar në komisariatin e Lushnjes për të denoncuar një konflikt pronësie. Dyshohet që veprimi ekstrem të jetë ndërmarrë pasi denoncimi i 54-vjeçarit nuk është marrë parasysh nga blutë e qytetit.