Lezhë, grabitën dhe plagosën me armë, arrestohet autori, në kërkim bashkëpunëtori

468
Zbardhet një ngjarje e vjetër ndodhur me datë 23 gusht 2000, ku Policia e Lezhës ka ndaluar një nga autorët dhe ka shpallur në kërkim bashkautorin tjetër.
Në pranga ka rënë Besnik (Besjan) Paloka, 33 vjeç, banues në Rubik Mirditë, i dënuar më parë për plagosje, si dhe është shpallur në kërkim Vasil (Aren) Perlika 34 vjeç , banues në Laç Kurbin i proceduar më parë për disa vepra penale.
Dy personat në fjalë me 23 gisht të 2000, në vendin e quajtur fshati Rasfik, aks i vjetër rrugor Milot – Rubik, kanë vjedhur me armë shtetasit kosovar R.G., dhe I.T., ku ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Lezhë për veprën penale “Vjedhje me armë e kryer ne bashkëpunim”.
Sigal