Lejuan kalimin e 1.3 ton ushqime kontrabandë arrestohet qytetari dhe 3 doganier

445
GJIROKASTER – Tre doganierë në Kakavijë, mes tyre një grua dhe një qytetar 42-vjeçar nga Shkoza e Tiranës, u arrestuan nga policia pasi lejuan kalimin të 1.3 ton mallrave ushqimore kontrabandë të sjella nga Greqia, kundrejt ryshfetit me 200 euro. 
Doganieri Ilirian Ymaraj, i cili ka qenë në turn në momentin kur makina Fiat me sasinë e mallrave do kalonte në pikën doganore, ka marrë 200 euro nga Edison Qose, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve doganore. 
42-vjeçari nga Shkozau prangos nga policia në aksin Kakavijë-Tepelenë, ndërsa me të mësuar për arrestimin e tij doganieri Ilirjan Ymeraj, 42 vjeç me banim në Fier, braktisi detyrën, por u arrit të arrestohej gjatë ndjekjes nga policia e Gjirokastrës. 
në vijim të veprimeve procedurale, u ndaluan edhe dy doganierët e tjerë, Islam Thana 42 vjeç banues në Gjirokastër, dhe 35-vjeçarja Eneida Çuçi nga Gjirokastra. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyre pasi kanë qenë në shërbim në Pikën Doganore të kakavijës por me mosveprimet e tyre kanë lejuar kalimin e makinës me ngarkesën ushqimore.
Sigal