“Lazarati”, Gate Mahmutaj dënohet me 12 vite burg

487
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 18 vjet burg Gate Mahmutajn, i cili u arrestuar gjatë operacionit antidrogë në Lazarat në vitin 2014, por Mahmutaj do të vuaj 12 vjet burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Po ashtu Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar edhe me 17 vjet burg Arjan Bashën, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 11.4 vite burg.
Edhe Ramadan Basha do të vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Matjas Boçaj u dënua me 11 vjet burg, me gjykim të shkurtuar do të vuajë 7.4 vite burg.
Vandam mahmutaj u dënua me 7 vjet burg, me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite burg.
Gate Mahmutaj së bashku me një grup të tjerë banorësh të Lazaratit akuzohen se qëlluan me armë mbi policinë gjatë aksionit policor.
Sigal