Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste, arrestohen 4 të rinj në Britani

468
Autoritetet britanike kanë arrestuar sot katër persona, të cilët dyshohet të jenë të implikuar si pjesë e ISIS.
Mësohet se 4 të rinjtë, dyshohet se kishin planifikuar sulme terroriste ndaj policisë në Londër. Sakaq, sipas informacioneve që përcjellin mediat britanike, mendohet se sulmet kanë qenë të planifikuara dhe organizuara.
Fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris, ku humbën jetën 130 persona si dhe u plagosën disa të tjera autoritetet britanike kanë forcuar masat antiterrorizëm.
Sigal