Las Vegasit/ Zjarr i madh në hotelin më luksoz në botë, evakuohen qindra turistë

81
2 të plagosur dhe qindra turistë u detyruan të largohen ndërkohë që flakët përfshinë tarracën e ndërtesës mesditën e të shtunës.
Zjarri nisi në katin e 14 ku ndodhej pishina dhe u përhap menjëherë dukë lënë në flakë objektet dhe pemët përreth.
Shtëllunga zjarri u panë në qiell teksa pushuesit u evakuan dhe 100 forca zjarrëfikësish nxituan për në vendngjarje.
Njëri prej personave të prekur nga flakët u çua menjëherë në spital ndërkohë që i demtuari tjetër me më pak plagë u largua nga hoteli me 2,995 dhoma.
“Zjarrëfikësit arritën ta shuanin shtëllungën e zjarrit 30 minuta mbasi mbërritën”-tha Shefi i zjarrëfikëses Greg Cassel për KSNV.
“Pati dëmtime vetëm te disa dritare dhe shumë dëmtime të vogla në gjithë ndertesën.
Zjarri ishte i përqendruar në zonën e pishinës dhe pushuesit u evakuan për shkak të masës së madhe të tymit.”-u shpreh për Reuters në telefon asistentja e zjarrëfikeses Sandra Baker.
Megjithatë ajo nuk mundi të jepte një informacion të saktë nëse e kishte fjalën se u evakuan të gjithë personat në hotel apo vetëm një pjesë e tij.
Njerëzit nuk u lanë të hynin në kazino deri në orën 13:30 të 25 korrik 2015 kur në të njejtën kohë u njoftua se Bulevardi i Las Vegas-it ishte i mbyllur në të dyja drejtimet dhe automjetet nuk mund të lëviznën nga shëtitorja Avenue per në rrugën Flamingo.
Hoteli luksoz që u pushtua nga flakët renditej nga Gogbot në 2013 si hoteli më i mirë në botë.