Kushtetuesja: Ngritja e komisionit për hetim të trafikut të drogës e detyrueshme

455
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pranimin e kërkesës së PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për trafikun e drogës rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët,të rrëzuar nga Kuvendi rreth një vit më parë.
“Argumenti i Kuvendit për rrëzimin e kërkesë së PD është i pabazuar. Është e detyrueshme ngritja e Komisionit hetimor të kërkuar nga PD” thotë Gjykata e cila mori vendim Nr: 57 Data: 23.07.2015
“Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.36, datë 22.05.2014 të Kuvendit të Shqipërisë Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh Për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e fakteve dhe të rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës”.
Për Gjykatën Kushtetuese kërkesa e PD-së nuk është përpjekje që Kuvendi të përvetësojë kompetencën prokurorisë pasi komisioni nuk do hetojë çështje për të cilat ka nisur procedimi penal
Në zbardhjen e vendimit, Kushtetuesja vlerëson se natyra e hetimit parlamentar nuk është e njëjtë me atë të Prokurorisë
“Per faktin se një çështje e ngjashme po hetohet nga prokuroria, nuk krijon pengesë a priori në ngritjen e Kom, Hetimor”
Për Kushtetuesen objekti i hetimit parlamentar është detyrë e komisionit hetimor dhe e Kuvendit
Ne vendim thuhet se është e detyrueshme ngritja e Komisionit hetimor të kërkuar nga PD
“Bazuar në të gjitha argumentet e mësipërme, lidhur me të drejtën e pakicës parlamentare për të iniciuar një kontroll parlamentar, Gjykata rithekson se ngritja e komisionit hetimor parlamentar, kur kërkohet nga pakica parlamentare, është e detyrueshme. E drejta e PD për të ngritur komisionin s’mund të diskutohet ”
Kushtetuesja vlerëson se e drejta e PD për komisionin e mohuar nga vendimi i shumicës
“Gjykata vlerëson se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor në rastin konkret është mohuar nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare.”
Por Kushtetuesja kërkon gjithashtu “të shmanget çdo ndërhyrje në veprimtarinë e Prokurorisë, në rastin konkret, apo të organeve të tjera shtetërore nëpërmjet dublimit apo zëvendësimit të kompetencave, gjë që mund të krijonte një situatë konflikti kompetencash midis tyre.”
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Sigal