Kultivues kanabisi dhe i dënuar me katër vjet burg, arrestohet 55-vjeçari nga Mirdita

417
Sigal

Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim kanabasi, i dënuar me 4 vite burg.

Bëhet e ditur se, i shpalluri në kërkim është Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë. Në vitin 2015 i janë sekuestruar 2476 rrënjë kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar :

– Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.