Krujë/Policia asgjëson 4000 rrënjë Kanabis Sativa

427
Sigal

Operacioni policor është shtrirë në kontrollin e territorit të Komunës së Niklës, ku gjatë kontrollit në pyllin e fshatit Mukje janë konstatuar të mbjella në 30 parcela rreth 4000 rrënjë bimë, me një gjatësi që varionte nga 40 cm deri në 90 cm.

Më pas është bërë asgjësimi e djegia e plotë e këtyre bimeve; u kryen veprimet e para hetimore; po vijon puna për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të rastit e identifikimin e personave përgjegjës.