Krujë, Asgjesohen 1418 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 14 parcela

404
1418 bimë narkotike janë zbuluar dhe më pas asgjesuar nga efektivet ë komisariatit të policisë së Krujës, gjatë operacionin antidroge.
Uniformat blu ushtruan kontrolle në fshatin Kurcaj, Komuna Nikel dhe fshatin Shqezë, komuna Cudhi, ku u gjetën dhe u asgjesuan 14 parcela të mbejlla me bimë narkotike, të cilat u asgjesuan menjëherë me anë të djegies.
Bimët narkotike dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva, një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Efektivët e Policisë së Krujës, vazhdojën punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivonin bimët narkotike, ndërsa vijon edhe kontrolli i zonës.
Sigal