Krimet e Rënda i kalojnë “Kokainën” Prokurorisë së Durrësit: Çështja, jo si grup i strukturuar kriminal

466
Dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë në Maminas do t’i kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.
Me ndryshimet në ligj Krimet e Rënda ashtu si kokaina, pritet që edhe 300 dosje të tjera t’u kalojnë prokurorive të rretheve.
Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë, dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”.
Sigal