Krim në familje, vëllai vret vëllanë në Tiranë

53
Një krim i rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës pak çaste më parë, në lagjen Allias. Sipas raportimeve të para bëhet e ditur se vëllai ka vrarë vëllain, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02.06.2016, ora 16:25, në Valias të vjetër, në rrugën e Rinasit, shtetasi Afrim Kallari, i datëlindjes 1979, ka vrarë me armë zjarri “çifte”, vëllain e tij E.Kallari, 1980. Autori u kap dhe u shoqerua në Komisariatin Nr.5. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.