Terra Madre Balkans 2016 në Tiranë/Panariti: Promovojmë prodhimet autoktone

537
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti u shpreh të enjten se, promovimi i prodhimet autoktone shqiptare, do të jetë në qëndër të edicionit të katërt të “Terra Madre Balkans”, që mbahet nga data 2-5 qershor 2016 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 50 komuniteteve ushqimore nga rajoni e Ballkan. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Carlo Petrini, president i Slow Food, në çeljen e projektit Terra Madre Balkan, ministri Panariti tha se, “Bujqësia shqiptare ka rritur vitet e fundit ofertën e prodhimeve organike”. Ka ardhur koha vijoi ai, t’i rikthehemi traditës dhe vlerave së kulinarisë tonë, shijes tonë unikale, me prodhimet “made in Albania”.
Duke u ndalur në vlerat që do të përcjellë ky aktivitet në vendin tonë, Panariti theksoi se, në fokus të këtij projekti janë prodhimet autoktone, endemike shqiptare. “Të edukojmë shoqërinë tonë drejt përdorimit të prodhimeve të fresketa, të tokës tonë”-tha Panariti.
Pas tre edicioneve në Sofje (2010, 2012) dhe Dubrovnik (2014), rrjeti i Terra Madre Balkans zgjodhi Tiranën për këtë takim të katërt. Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i këtij lloji që bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon. Slow Food dhe Terra Madre krijuan një rrjet me rrënjë të thella në rajon me mijëra mbështetës, 24 Preside Slow Food, 100 komunitete ushqimi, 50 shefa kuzhine, 15 programe mësimore mbi ushqyerjen dhe shijen në shkolla dhe mbi 280 produket të Ballkanit në katalogun e Arkës së Shijes së Slow Food.
Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans organizohet nga VIS Albania me mbështetjen e Slow Food, në partneritet me Ministrinë shqiptare të Bujqësisë dhe institucione të tjera.
Ky event bashkon 350 delegatë nga 12 vende (Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria). Si një pjesë thelbësore të eventit, Sheshi qendror “Nëna Tereza” mirëpret një Earth Market (Treg të Tokës), ku mbi 50 stenda do t’u japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve nga komunitetet e ushqimit të Terra Madre, Presidet Slow Food dhe Arka e Shijes, katalogu i Slow Food për biodiversitetin e ushqimit të botë.
Presidet Slow Food dhe përfaqësues nga mbi 50 komunitete ushqimi të Terra Madre do të jenë pjesë e tregut nga vende të ndryshme.
Prodhime tardicionale shqiptare, pararojë e promovit në Terra Madre Balkans
Shqipëria do të përfaqësohet nga djathi Mishavinë – një djathi i prodhuar nga 17 familje në rajonin e Kelmendit në veri të Shqipërisë – dhe me Glikonë e Përmetit, e cila përgatitet me fruta dhe perime të ndryshme nga luginat e epërme të lumit Vjosa, në jug të vendit. Në mesin e komuniteteve shqiptare të ushqimit të Terra Madre do të jenë edhe Prodhuesit e Vajit të Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe Prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha (Kelmend-Malësi e Madhe). Chef-at e kuzhinës së rrjetit të Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri, gjithashtu do të jenë pjesë e eventit.
Nga Bosnje – Hercegovina, Pozegaca Plum Slatko – i cili ruan dhe mbron prodhimin tradicional slatko, një konservim i prodhuar nga varieteti indigjen i kumbullës Pozegaca – dhe dy komunitete ushqimi të Terra Madre: Trebinje Poljak Bean Growers (kultivues bathësh) dhe Popovo Polje Maize Producers (prodhues).
Nga Bullgaria, 4 produkte do të jenë të pranishëm: Tcherni Vit Green Cheese (djathë), Karakachan Sheep (delja Karakachan), Smilyan Beans (Bathët Smilyan) dhe Meurche, një produkt mishi i jashtëzakonshëm, i cili mbështillet në fshikëzën e derrit dhe ruhet nën hi. Gjithashtu do të marrin pjesë fermerët e East Balkan Pig.
Nga Kroacia, Ljubitovica Sarac Garlic (hudhra) dhe Presidi i ri Varenik nga gadishulli Pelješac, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të vreshtarisë dalmate.
Republika e Maqedonisë do të përfaqësohet nga 5 produktet e saj tradicionale: Mavrovo Reka Mountain Pasture Cheeses (Djathërat e Bjeshkëve të Mavrovo Reka), Mjalti maqedonas, Wild Fig Slatko (slatko me fik të egër), varieteti i rrushit Stanushina and Specat e Kuq Bukovo, i të cilit nisi për të ndihmuar prodhuesit për të përzgjedhur farat e tyre dhe për të ruajtur pastërtinë e këtij lloj varieteti të specave. Komuniteti Mësimor i Shkollës së Mesme Lazar Tanev, i përfshirë në programet mësimore mbi ushqyerjen dhe shijen, do të mbërrijë nga Shkupi.
Nga Rumania, do të sjellin traditat vendore të komuniteteve ushqimore në Transilvani nëpërmjet Derrit Bazna dhe Konservimeve të Saxon Village (Saxon Village Preserves). Prodhuesit e Qepës së Kuqe të Ëmbël nga Luginat Aries dhe përfaqësues nga Komuniteti Mësimor i Brusturoasa dhe Palanca dhe Dr. Ion Ratiu Programi Mësimor për Fëmijët e Kopshteve në Turda do të jenë të pranishëm. ·
Nga Serbia do të jenë disa prodhues të Rakisë së Kumbullës Ranka, një lloj pijeje e prodhuar në zemër të Šumadija, një rajon i cili ka qenë njohur për shumë gjatë për cilësinë e kumbullave të tij. Do të jenë gjithashtu dy komunitete ushqimi të Terra Madre: Prodhuesit e Lakrës Futog dhe Prodhuesit e Leskovac Ajvar.
Turqia do të përfaqësohet nga një nga të paktët djathëra Kars gravyer, i cili prodhohet ende në bjeshkë (kullota malore), duke përdorur ekskluzivisht qumësht të papasterizuar. Prodhuesit nga Foça Earth Market dhe Kopshtet Historike të Stambollit Yedikule, së bashku me disa aktivistë nga Slow Olive campaign (Fushata Slow e Ullinjve) do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Programi i Terra Madre Balkans 2016 do të përfshijë gjithashtu degustime, koncerte, workshop-e dhe konferenca.
Disa nga temat e diskutimit do të jenë: “Lufta kundër urisë botërore” – Thomas Pogge, profesor i Universitetit të Yale dhe eksperti udhëheqës botëror mbi varfërinë në botë dhe të drejtat e njeriut, do të paraqesë një reflektim mbi uljen e varfërisë dhe rolin e ushqimit. “Qasja në tregje, qasje drejt mundësive” – për të eksploruar mundësitë dhe pengesat për sa i përket qasjes në tregje me të cilat ndeshen prodhuesit e vegjël në Ballkan, si në shtetet anëtare të BE-së, ashtu edhe në vendet kandidate në procesin e harmonizimit me acquis communautaire. ·
“Fermertët në krye!”, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore – për të ngritur një rrjet të gjerë akademikësh dhe institutesh kërkimore mbi biodiversitetin e ushqimit dhe ruajtjen e resurseve gjenetike të bimëve; mbi pengesat financiare dhe jo financiare që i pengojnë prodhuesit e vegjël artizanë të ushqimit te kenë qasje në tregje.
“Turizmi i qëndrueshëm rural, aqgrogurizmi dhe qasja drejt bujqësisë multifunksionale” – për të nxjerrë në pah disa nga përvojat më të mira deri më tani, si edhe mënyra të reja që e bëjnë turizmin rural të nxisë zhvillimin vendor; dhe për të eksploruar kontributin e prodhimit tradicional të ushqimit drejt qëndrueshmërisë sociale, ekonomike dhe mjedisore, në atë që sot përkufizohet si bujqësia multifunksionale.
Eventi organizohet në kuadër të projektit ESSEDRA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian me qëllimin për të mbështetur procesin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit dhe Turqinë përmes forcimit të shoqërisë civile dhe aftësisë së saj për të ndikuar në politika dhe për të promovuar modele të qëndrueshme të zhvillimit rural.
Sigal