Korçë, arrestohet kreu i OMONIA-s, Naum Disho për lidhje të paligjshme energjie

146
Arrestohet në Korçë kreu i OMONIA-s Naum Disho për lidhje të paligjshme energjie. Policia e qytetit juglindor bën me dije se në banesën e Dishos u konstatua lidhja e paligjshme e energjisë.

Emri i kreut të OMONIA-s në Korçë është i njohur edhe për skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë. Ai u akuzua bashkë me dy persona të tjerë se ka dhunuar varret e vjetra në Boboshticë gjatë ndërtimit të një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.

Çështja e skandalit të dhunimit të varrezave u kthye në gjykatën e Apelit në Korçë nga gjykata e Lartë me argumentin e një hetimi të paplotë. Por Apeli i Korçës rrëzoi akuzën për dhunim varresh dhe ndërtim ilegal të memorialit kushtuar ushtarëve grekë, duke e shpëtuar Dishon nga dënimi me 1 vit burg, siç kërkonte prokuroria.