Konflikti për trafikun e drogës në Holandë shkak i vrasjes në Kavajë

577
Një 44 vjeçar është vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës në të cilën udhëtonin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të 8 janarit 2016 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e mullirit të artë”.
Viktimë ka mbetur Denis Kasa, 44 vjeç i cili dhe drejtonte automjetin, ndërsa dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati janë plagosur nga breshëria e plumbave.
“Autori/ët dyshohet se kanë qëlluar me një armë tip kallashnikov në drejtim të makinës që udhëtonte viktima dhe 2 të plagosurit, një mjet tip “Benz” me targë AA 414 LC” thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
Burime të policisë thanë se Denis Kasa që ka qenë shenjestra e atentatit.
44 vjeçari Denis Kasa ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa dy miqtë e tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Digjen makinat- Automjeti me të cilin udhëtonte viktima dhe miqtë e tij u gjet e djegur pak metra larg vendit të atentatit.
Zyrtarisht policia thotë se është “ e paqartë mbetet rrethana si është djegur mjeti që drejtonte 44-vjeçari Kasa”
Një dyshim është dhe se autorët mund ti kenë vënë flakën.
Ndërkohë autorët kanë djegur dhe makinën e tyre.
“Dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me armë, janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, të cilën e kanë djegur në mes të një are rreth 1 kilometër nga vendngjarja”
Viktima ndryshoi emrin – Viktima banor në lagjen “15 tetori” Fier ka pasur emrin Granit Kasa por më pas e ka ndryshuar në Denis Kasa. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë dhe është pronar i një lokali në Fier.
Hetimet- Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Gjatë mbrëmjes së 8 janarit forcat e policisë lokale dhe FNSH-së së Fierit kanë nisur kontrollet në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët por deri mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Sigal