Kapshticë, pranga 39-vjeçarit, iu gjetën 120 gramë kokainë dhe 9.8 kg kanabis

437
Një 39-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 120 (doza, 1 gramë secila) lëndë e dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim të informacionit të datës 19.09.2015, që bën fjalë për arrestimin në flagrance, të shtetasit Miksel Kita, vjeç 39, të cilit iu gjet dhe sekuestrua, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, një sasi prej 9.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, sqarojmë se:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër Narkotikëve, në Korçë, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :

 120 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda, në Tiranë.
Sigal