Kapet pas 8 muajsh në arrati, i riu që tentoi të vriste moshatarin në Vlorë

135
Pas tetë muajsh arratie, është bërë e mundur sot të arrestohet 21-vjeçari Skerdi Sina, banues në kryeqytet, i cili tentoi në dhjetor të 2016-ës të vriste me thikë një moshatarin e vet në Vlorë.

Policia e Tiranës e ndaloi pasi ndaj tij ekzistonte masa e arrestit me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e datës 23 dhjetor 2016për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sina, më datë 1 dhjetor 2016, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me thikë, 20-vjeçarin K.A.

Shtetasi i ndaluar ju dorëzua Policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.