Kapet furgoni plot me drogë në Fier, 6 persona përfundojnë në polici

117
Policia e Fierit ka arritur të bllokojë 310 kilogramë kanabis.
Sipas informacioneve të para, droga ishte fshehur ne një furgon në fshatin Kraps.
6 persona janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Fierit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.