Kapen 300 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen 7 persona

554
Sigal

Një sasi e madhe kanabisi është zbuluar në fshatin Dritë në Gjirokastrës e cila kishte destinacion Greqinë.

Rreth 300 kg kanabis e paketuar në pako të mëdha janë zbuluar në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona kryesisht nga fashati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.