Kapen 26 kg drogë në Follorinë, braktisën makinën por dy shqiptarët bllokohen në Selanik

499
Policia greke ka sekuestruar mbi 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u kap nga policia në Follorinë, ku në një mjet të braktisur u gjetën 35 pako me gjithsej 26 kg e 505 gram marijuanë.
Sipas mediave greke trafikantët braktisën makinën por u kapën më vonë në Selanik në një mjet tjetër. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë; mashkull 38 vjeç dhe femër 45 vjeçe si dhe një grek 27-vjeçar.
Sigal