Kanosi kushëririn me armë zjarri në Ishëm, policia e arreston

435
Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke ndërhyrë në kohë dhe duke bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari i cili kanosi kushëririn e tij duke qëlluar me armë në ajër.
Shkak ka qenë një konflikt pronësi dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Policia i sekuestroi një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu. Autori ishte emigrant në Itali dhe ka kyrë në terrirorin e Shqipërisë në datë 10 shkurt 2016.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në kuadër të mbajtjes nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, ndërhyrja në kohë e tyre në fshatin Ishëm, ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale midis dy kushërinjve, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bardhyl Molla 39 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Ishëm. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.02.2016, pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri automatik, kushëririn e tij, shtetasin F.Molla 42 vjeç, duke qëlluar dy herë në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Sigal