Ish-ministri Panariti në zi, humb njeriun e rëndësishëm

430

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka përjetuar dje një prej ditëve më trishtuese të jetës së tij. Ai ka humbur njeriun më të rëndësishëm, babain e tij.

Ka qenë vetë ministri që ka vendosur në Facebook foton simbolike që tregon se ndodhet në zi, duke konfirmuar lajmin e humbjes së babait të tij në moshën 94 vjeç.

Ish-ministri ka pasur një raport shumë të ngushtë me të atin, duke publikuar herë pas here momente të ndryshme mes tyre në rrjetet sociale.

Por, babai i ish-ministrit ka edhe një histori që lidhet me një çështje të gdhendur në memorien e gjithkujt. Ai është vlerësuar nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri për kontributin që ka dhënë për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Populli shqiptar ndihet krenar që mbrojti nga mizoria naziste familjet hebreje. Shpirti i ndihmës, solidaritetit dhe tolerancës është një nga virtytet më të spikatura të popullit shqiptar”, pati shkruar ministri në atë kohë, teksa vuri në dukje vlerësimin dhe nderimin nga Ambasada e Izraelit.

Image