‘Inatoset’ Policia e Lezhës, vë në pranga 8 persona për pak orë

471
Tetë persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës në 24 orët e fundit dhe një tjetër është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të gjithë të arrestuarit mësohet se kanë qenë duke drejtuar motoçikleta.

Konkretisht:
Altin P. 33 vjeç, banues në Mirditë i cili u konstatua në aksin rrugor Milot-Skuraj, duke drejtuar motoçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
Pal Sh. 52 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet, duke drejtuar motoçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
Ardian P. 44 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, duke drejtuar motoçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
Ndue M. 62 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motoçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi .
Ndue F. 48 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet , duke drejtuar motoçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjek M. 54 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motoçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
Ndue D. 58 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motoçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
Idajet R. 45 vjeç , banues në Kurbin ,i cili u konstatua në aksin e vjetër Sanxhak-Laç, duke drejtuar motoçikletën pa targa i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi Sh.S. 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, duke drejtuar motoçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

Dosjet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorive së Lezhës dhe Kurbin për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Policia e Lezhës thotë se do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim. 
Sigal