Policia greke ka zbardhur vrasjen e një shqiptari, ngjarje e ndodhur të mërkurën në orën 10:00.
Viktima është 59 vjeçari Kristo Pojani, babai i tre fëmijëve, i cili u vra me dy plumba nga një shtetas qipriot 50 vjeçar.
Të dy burrat kanë punuar në ndërtim dhe kohët e fundit kishin pasur mosmarrëveshje midis tyre që përfundoi në krimin e rëndë.
Mediat greke bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për një shumë parash prej 150 eurosh.
Shtetasi qipriot i kishte dhënë materiale ndërtimi shqiptarit me vlerën e 150 eurove para rreth 6 muajsh, por viktima nuk i kishte kthyer paratë.
Ata punuan së fundi tek një ndërtesë në pronësi të një ish-oficeri policie në rrugën “Platonos” në Artemida të Attikas.
Autori i ngjarjes është dorëzuar në polici. Pas zënkës, autori i ngjarjes shkoi në shtëpi dhe mori një armë çifte me dy tyta, duke e goditur me dy plumba shqiptarin, në kokë dhe në barkë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në mes të rrugës.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe pas disa orësh u dorëzua në polici.