I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet në Vlorë 34-vjeçari

428
Në vijim të operacionit të koduar “Qeparoi”, ku u sekuestruan rreth 25.5 kg lëndë narkotike “Çokollatë”, Policia e Vlorës ka prangosur një prej autorëve të shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar 34-vjeçari Florenc Proko, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u krye në Gjirokastër në bashkëpunim me blutë e këtij qarku. 34-vjeçari arriti t’i shpëtonte shërbimeve të Policisë më datë 17.06.2015, në momentin kur Policia e Vlorës bëri ndërhyrjen operacionale anti-drogë, ku përfunduan të arrestuar: Alsid Cani dhe Fatjon Rexho.
Policia ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit “BMW X5″ me të cilin autori i’u largua shërbimeve të Policisë dhe që ishte lënë i braktisur ne Borsh të Himarës.
Sigal