I dënuar për trafik droge me 6 vite e 8 muaj burg, kapet 44-vjeçari nga Durrësi

699
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge.
Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në pranga ka përfunduar Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale” Trafikimi I narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë parashikuar në nenin 283/a/ 2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal