I burgosuri që i vuri zjarrin qelisë në burgun e Fushë Krujës, kreu të njëjtin veprim 8 vite më parë

436
Sigal

Personi i cili i vuri flakën qelisë në burgun e Fushë Krujës, e ka përsëritur edhe një herë tjetër të njëjtin veprim.

Dragut Skana është i dënuar me 20 vite burg për grabitje me armëve. Gjatë ditës së sotme, ai i ka vënë flakën dyshekut dhe mbulojave të tij.

Skana e ka përsëritur të njëjtin veprim edhe në fund të majit të vitit 2011 në burgun e Shën Kollit. Në atë kohë, Skana tentoi të digjte në qeli një të burgosur tjetër, me iniciale E.Sh, 24 vjeç në atë kohë.

Mësohet se ai vendosi tek dera e qelisë dyshekun e tij dhe të shokut të dhomës dhe më pas u vuri flakën.

Në momentin që dy policët e shërbimit kanë vënë re tymin, kanë ndërhyrë, ndërkohë që Skana, për të mos lejuar ndërhyrjen e tyre, ka hedhur mbi dyshekët që ishin përfshirë nga flakët, 24-vjeçarin.

Ndërhyrja e dy punonjësve të Policisë ka shmangur edhe ngjarjen e rëndë në burg.