“40 euro për seks me prostituta e transgjinorë”, arrestohet kapoja shqiptar i rrjetit (Video)

551
Policia italiane ka mundur të zbulojë një rrjet prostitucioni, dhe ka vënë në pranga kreun e grupit, një 22-vjeçar shqiptar. Së bashku me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare domenikane.
Rrjeti vepronte në zonën e Aquilas në Itali. Zbulimi i rrjetit u bë i mundur pas hetimeve të policisë së Aquila-s, pasi në një apartament në këtë zonë është raportuar një prezencë e madhe e njerëzve në çdo orë të ditës e natës.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të rrinjtë e arrestuar kishin ngritur “një agjenci të vërtetë prostitucioni”.

Mediat italiane, referuar të dhënave të policisë, thonë se 22-vjeçari shqiptar dhe 28-vjeçarja domenikane u siguronin vajzave dhe personave transgjinorë, apartamentin për t’u prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë.

Në këtë çmim, thuhet se përfshihen edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave.

Detyra e vajzës domenikane, edhe ajo e organizimit, monitorimit dhe kontrollit të prostitutave në banesë, “duke inkurajuar prostitucionin dhe reklamuar performancën me klientët, si dhe të paralajmëronte prostitutat për praninë e policisë në afërsi të banesës”.

Gjatë operacionit në apartament, u sekuestruan telefona celularë, që përkonin me adresa të abinuara me adresa në internet që përdoreshin për aktivitetin e prostitucionit. U sekuestruan gjithashtu edhe 190 prezervativë.
Sigal