Humb jetën në Itali 24-vjeçari shqiptar

436
Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në autostradën San Pietro pranë komunës së Lukas. Kristian Paloka u përplas me një furgon tip “Renault”, teksa udhëtonte me motorin e tij tip “Honda 700”. 24-vjeçari shqiptar u rrëzua në tokë nga përplasja e fuqishme, duke marrë plagë të mëdha. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë ambulanca për t’i dhënë të riut ndihmën e parë por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vend. Dyshohet se shkaku i shpejtësisë ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte i riu shqiptar.
Sigal