Historia e aktorit të plagosur, agresiv ndaj njerkut të tij: Do ta ther, do ta vras fare!

101
Aktori 31-vjeçar Mishel Prela ose ndryshe Mishel Manoku, protagonist në filmin “Saimir”, është dënuar 3 vite më parë për vjedhje me dhunë, por i akuzuar nga njerku i tij, i cili, siç është shprehur në kallëzim, nuk e kishte kallëzuar me kohë nga keqardhja.

Nga dosja hetimore e Manokut rezulton:
“Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se ne datë 25.09.2014, rreth orës 19.00, personi nën hetim Mishel Prela,në bashkëpunim me një person të paidentifikuar ende, ka shkuar në banesën që gjendet në adresën rr.“Teodor Keko” ne pronesi te shtetasit Ermir Manoku, i cili eshte njerku i tij.

Fillimisht ai ka dhunuar njerkun duke e goditur atë me grushta, duke i çarë fytyrën. Me pas ka nxjerrë thikën duke i thënë shokut të tij “ta ther këtë, ta vras fare” dhe i është drejtuar duke i thënë se për këto borxhe që i ka do ti marrë televizorin, të cilin e ka marrë dhe e ka ngritur në krahë duke dalë nga shtëpia.

Gjithashtu ka thyer edhe disa orendi brenda në shtëpi. I demtuari (kallezuesi) ka sqaruar se deri para katër vitesh Misheli ka jetuar në një shtëpi me te dhe bashkeshorten e tij e cila e ka djale nga martesa e pare.

Më pas ka vuajtur dënimin me burg për një plagosje që ka bërë dhe pasi ka dalë nga burgu ka jetuar vetëm, në një shtëpi tjetër.

Sipas kallzuesit (njerkut) personi nen hetim i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme lekë nënës së tij dhe ky ka qene edhe shkaku i konfliktit .Madje Misheli pretendonte se babai i tij, i ka çuar lekë njerkut (kallëzuesit), që ta mbante mirë kur ka qenë në burg.

Misheli sipas njerkut ka qene agresiv dhe është konfliktuar disa herë me të, por ai nuk e ka denoncuar në polici pasi i vinte keq për të.

Ndalimi nga policia
Mbështetur në rrethanat e mësipërme më datë 3.10.2014, ora 13.00 policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë nr.6, Tiranë, ka kryer ndalimin e Mishel Manokut për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, e cila paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Arresti me burg
Vepra penale e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, sidomos në kushtet në të cilat dyshohet se është kryer, çmohet nga gjykata se paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Neni 139 i Kodit Penal parashikon një maksimum dënimi prej pesëmbëdhjetë vjetësh.

Në këtë mënyrë, caktimi i masës së arrestit në burg për personin nën hetim Mishel Prela, është në përshtatshmëri me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

Masa e arrestit në burg per personin nen hetim konsiderohet me e pershtatshmja për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”.