Hetimi, tritol makinës ne Shkodër, çfarë u tha pronari kolegve të tij policë

136
Vetëm pak orë pas vendosjes së lëndës plasëse në mjetin e tij zbulohet se çfarë ka deklaruar efektivi i policisë së Shkodrës. Në mjetin e shtetasit Admir Lishi, shef i sektorit ekonomik në policinë e kufirit ne Shkoder, në orët e mëngjesit u vendos një sasi lënde plasëse.
Pas kësaj ngjarje mësohet se 40 vjeçari mjeti i të cilit u dëmtua ka mohuar se ka patur probleme apo konflikt me ndokënd. Në deklarimet e para Admir Lishi është shprehur për kolegët e tij të policisë se nuk e ka idenë se nga ka ardhur shpërthimi me lëndë plasëse në mjetin e tij.
“Unë nuk e di se si ka ndodhur apo përse ka ndodhur. Nuk kam asnjë problem apo asnjë konflikt me askend. Nuk e kam idenë nga ka ardhur kjo ngjarje apo se kush fshihet pas saj”, ka deklaruar Admir Lishi.
Policia pistë kryesore të momentit ka atë për shkak të detyrës. Megjithatë ende vazhdojnë hetimet dhe mund të dalin gjatë rrugës edhe pista të tjera.