Grabitja e bankës, dhunojnë rojen, i turren edhe kasafortës, detaje të policisë

569
Grabitet një bankë rreth orës 4.30 të mengjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojen dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qene tre përsona.
Përsonat kanë dhunuar përsonin që ruante banken. Mendohet se kanë marrë një shumë parash por edhe kasaforten e kësaj banke që ndodhet në autostraden Tiranë – Durrës.
Në polici janë thirrur rojet e objektit për të dhënë shpjegime
Sipas burimve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë duke marre edhe një shumë të madhe barash që pritete te verifikohet në orët në vijim,
Ja njoftimi paraprak I policisë për ngjarjen: Me datë 02.08.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë deren e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasaforten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal