Grabitet pika e këmbimit valutor në Durrës, autorët marrin arkën e parave dhe largohen

121
Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e shkuar në qendër të Sukthit, në Durrës. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer derën kryesore duke grabitur arkën e parave të pikës së këmbimit valutor.
Mesohet se autorët e vjedhjes më herët kishin prerë energjinë elektrike në zonë dhe më pas në mungesë të dritave kanë sulmuar pikën e këmbimit valutor. Pasi kanë prerë hekurat e derës kryesore ata kanë hyrë brenda dhe kanë marrë me vete arkën e parave.
Nga të dhënat paraprake, mendohet se janë mbi 30 milionë lekë të vjetra të vjedhura. Pronari ka bërë denoncim në polici në mëngjes kur e pa të shqyer derën e dyqanit dhe lajmëroi policinë. Inspektorët e policisë nuk kanë gjetur as filmime dhe po punojnë për mbledhjen e grumbullin e provave.